Zëvendës kryeministri Erjon Braçe nuk e ka shmangur edhe kësaj herë gjatë ardhjes së tij në Shkodër ironinë me kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Këtë radhë për numrin dy të qeverisë prania e qenve endacak tek biblioteka e qytetit “Marin Barleti” është shqetësuese ndërsa lëshoi edhe një batutë

Për të ndryshuar Shkodrën Partia Socialiste ka një projekt të madh u shpreh zëvendëskryeministri.

Zëvendëskryeministri Braçe ishte në Shkodër me qëllimin për të inspektuar drejtoritë rajonale, inspektime që janë bërë pa asnjë paralajmërim.

Për numri dy të qeverisë është shqetësues fakti që pothuajse në gjitha drejtoritë vendet e punës nuk janë të plotësuara…

Zëvendëskryeministri Braçe në këto inspektime të tij shoqërohej nga prefekti i qarkut Shkodër Valdrin Pjetri ndërsa kontrollet ndaj drejtorive me qëllim përmirësimin e punës së tyre pritet që të shtohen.