12 vite pritje i janë dashur Brazilit për të ringritur sërish Kupën e Amerikës së Jugut. Brazilianët u shpallën kampion të këtij kompeticioni ndërsa ky sukses për ta u arrit në shtëpinë e tyre, në stadiumin historic “Maracana” ku Brazili ka siguruar suksese të shumta. Në ndeshjen finale “Seleçao” fitoi ndaj Perusë, skuadër të cilën në fazën e grupeve e mundi 5-0 ndërsa u përball sërish në finale.

Kësaj radhe ishte ndryshme sepse takimi final u mbyll me rezultatin 3-1 për Brazilin në një përballje ku Peruja nuk ishte e njëjta me paraiqtjen që bëri në grupe. Fillimisht ishte Peruja që bëri presion në minutat e para duke i vendosur 5 herë kampionët e botës në vështirësi. Brazilianët tejkalojnë këtë moment dhe madje gjejnë rrugën e golit me Everton në pjesën e parë. Brazili pas avantazhit merr kontrollin e lojës dhe luan në gjysëmfushën e Perusë.

Kur pritej një gol tjetër nga Brazili, peruanët fitojnë një penallti pas një prekje të topit me dorë brenda zonës. Në minutën e 42 Guerrero nuk gabon nga 11-metërshi duke sjellë barazpeshën në 1-1. Ky është goli i parë që Brazili pësoi gjatë gjithë këtij kompeticioni duke ia humbur shansin për të arritur një rekord interesant.

Kjo barazpeshë nuk zgjat shumë sepse skuadra e “Seleçao” rikthen avantazhin me një gol të realizuar nga Gabriel Jesus në minutat shtesë të pjesë së parë. Në 45 minutat e dyta Gabriel Jesus ndëshkohet me karton të kuq dhe Brazili mbetet me 10 lojtarë. Pavarësisht epërsisë numerike Peruja nuk arrin që ta shfrytëzojë. Brazilianët nuk kanë pengesa ndërsa shënojnë edhe golin e tretë me një 11 metërshëm që kthehet në gol nga Richarlison duke

vulosur në 3-1 rezultatin e kësaj finaleje në Kupën e Amerikës së Jugut që Brazilit i mungonte që nga viti 2007. Kjo është hera e 9-të që Brazili shpallet kampion në Amerikën e Jugut. Në fund e gjithë festa ishte për brazilianët që festuan bashkë me tifozët e shumtë të tyre që kishin mbushur stadiumin mitik “Maracana”.

Artikulli paraprakVLLAZNIA U-15, ARVAL MALIQI LOJTARI I SË ARDHMES
Artikulli tjetër“TRANSFERTA” SEKUESTRON 1 MILION EURO PASURI TË PALUAJTSHME