Bregu i lumit Kir pranë ish- Fermentimit prej kohësh ka marrë pamjen e një landfilldi ku hidhen mbeturina nga më të ndryshmet. Dekompozimi i tyre pranë lumit ka bërë që ndotja të kalojë në nivel tjetër.

Mbeturinat urbane dhe spitalore hidhen në breg të lumit nga banorë të zonës por jo vetëm. Pavarësisht se depozitimi i tyre në këtë zonë është një fenomen prezent gjatë viteve të fundit, institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e tij.

Jo pak herë janë ndërmarrë aksione pastrimi nga grupe vullnetare apo shoqëria civile, për pastrimin e territoreve të përbashkëta por askush nuk kujtohet per lumin Kir .

Mbeturinat tashmë po hidhen edhe në gjatësinë e lumit. Për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave të depozituara në bregun e këtij lumi, një pjesë e tyre kanë përfunduar në shtratin e lumit. Situate e krijuar në kËtË zonë jo pak herë është bërë problem edhe për kalimtarË te ndryshem .

Deri tani asnjë institucion përgjegjës nuk është kujdesur për ndotjen mjedisore që po i bëhet lumit Kir apo edhe zonës së banuar përreth. Në një situatë të tillë, banorët e lagjes ish-Fermentim janë të detyruar të jetojnë mes mbeturinave