Një bankomat i nivelit të dytë është grabitur në rrugën e Dibrës ndërsa një 31 vjeçar është plagosur në zonën e Ish bllokut Një 31 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e 14 janarit 2017 në zonën e Ish bllokut në Tiranë.

Policia informon se plagosja u shënua rreth orës 04: 35 minuta dhe “personi i identifikuar me inicialet A.A, 31 vjeç është plagosur me armë zjarri në pjesën e kofshës”. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në rrugën e Dibrës është është vjedhur me thyerje bankomati i një banke të nivelit të dytë. Policia thotë se ngjarja u shënua rreth orës 04: 10 minuta. “Nga bankomati është marrë një shumë monetare ende të pa përcaktuar” informon policia. Bankomati nuk ndodhet në të njejtën godinë me atë të bankës. Grupi hetimor po punpn për identifikimin e autorëve të kësaj vepre kriminale.

Artikulli paraprakMASHTRONTE PËR PUNË JASHTË VENDIT, NË HETIM 43-VJEÇARI
Artikulli tjetërSITUATA E RRUGËVE NË QARQET E VENDIT, PROBLEME NË ZONAT RURALE