Rikthehet terrori në Vlorë. Dy ditë pas atentatit në lungomare ndaj Inez Hajrullës pasditen e sotme është regjistruar një tjetër ngjarje.

Në aksin Vlorë-Fier në Novoselë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine tip ‘Golf’, ndërsa raportohet për të plagosur.

Makina është bërë shoshë nga breshëria e plumbave të kallashnikovit. Pas breshërisë së plumbave kundër makinës, drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca.Eshtë plagosur drejtuesi i mjetit me targa AA 864 SV, Romario Aliraj

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, PËRPLASET TRAGETI I LINJËS VLORË-BRINDIZI
Artikulli tjetërATENTATI NË VLORË, VJEN REAGIMI NGA POLICIA: TË RIUN NUK E KAPËN PLUMBAT