Banesa e shefit të shërbimeve publike në bashkinë e Selenicës është qëlluar me breshëri kallashnikovi në orën 01:00 të mesnatës në rrethana ende të paqarta.

Në murin rrethues, por edhe pjesët e tjera duken shenjat e plumbave që zbrazën nga armët mbrëmë autorët. Marra është person pa precedent penal dhe prej tre vitesh punon në bashkinë e Selenicës, që drejtohet nga Përparim Shametaj i zgjedhur nga PD-ja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit, por deri tani nuk ka asnjë të ndaluar. Ngjarja duket se ka qenë një paralajmërim për Marrën, por ai mohon që të ketë konflikte.

Në dëshminë e tij në polici, 26-vjeçari ëshë shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person dhe se nuk ka dijeni nga se mund të ketë ardhur.

Përveç pistës së paralajmërimit po hetohen edhe të tjera për të shtënat që terrorizuan familjen Marra, por edhe fqinjët e tij në mesnatë. Kjo është e disata ngjarje që regjistrohet në Vlorë pas dy atentateve pak ditë më parë, që ende nuk janë zbardhur.