Gjatë 24 orëve të fundit tre trupa të pajetë janë gjetur në plazhet e Rodosit në Greqi.

Pas trupi të parë të gjetur ditën e shtunë pasdite në brigjet mes Afandou dhe Kolymbias edhe dy trupa të tjerë janë gjetur mëngjesin e sotëm.

Dy trupat e tjerë janë gjetur njëri në Glystra Afandou ndërsa tjetri në Faliraki pranë hotelit Pegasus.

Dyshohet se tre personat e mbytur janë emigrantë, ku njerit prej tyre i është gjetur edhe një kartë telefonike turke.

Viktima që u gjet këtë mëngjes në Faliraki kishte veshur një xhaketë të zezë dhe një kostum të zi, ndërsa trupi i gjetur dje ishte rreth 1.80 metra fizik normal, veshur pantallona të zeza , rrip të zi, këpucë të zeza sportive, këmishë të bardhë.

Hetimet po kryhen nga Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit, ndërsa trupat e tyre do të transferohen për shqyrtim nga mjeku ligjor.