WILLIAM HAGUE KA DHËNË DORËHEQJEN NGA POSTI I SEKRETARIT TË JASHTËM TË BRITANISË .

William Hague ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Jashtëm të Britanisë, por do të qëndrojë në kabinet si kreu i Dhomës së Komunë venë “Downing Street”. Pas plot 26 vjetësh, si anëtar i Parlamentit për Richmond, Hague nuk do të marr pjesë në zgjedhjet e vitit 2015. BBC-ja ka raportuar se Philip Hammond, aktualishtSekretar i Mbrojtjes do tëzëvendësojëUilliam Hague. Si pjesë e ndryshimeve në qeverinë e Kryeministrit Cameron është tërhequr edhe konservatori veteran, Ken Clarke, i cili u bë anëtarë i Parlamentit në vitin 1970 dhe ka shërbyer si ministër pa portofol. Gjithashtu edhe David Jones u shkarkua nga posti i Sekretarit të Uellsit, të cilin e mbante prej dy vjetësh. Hague u vlerësua nga David Cameron si një nga figurat kryesore të Partisë Konservatore.“Hague ka udhëhequr qeverinë duke shërbyer në dy kabinete.Ai është një këshilltar i mençur dhe një mik i mirë, do të mbetet si Sekretar i Parë i Shtetit dhe deputet de faktone zgjedhjet elektorale”, deklaroi Kryeministri i Britanisë Cameron. Pas dorëheqjes, Hague u shpreh se ndihet i lumtur që do të shërbeje si Kryetar i Dhomës së Komunëve, pasi do të jetë në gjendje të bëjë fusha të për kandidatët konservatorë në zgjedhje.