Pas më shumë se një ore mbledhje në Parlamentin Europian, 27 udhëheqësit e BE-së kanë miratuar kërkesën për Brexit të parashtruar nga Britania e Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Europian.

Tani mbetet në dorën e deputetëve britanikë për të refuzuar apo jo marrëveshjen për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. Marrëveshja e Brexit përbëhet nga dy dokumente kryesore.

E para, një fletë tërheqje prej 585 faqesh, që do të udhëzojë të dyja palët deri në largimin përfundimtar të Britanisë nga blloku në darën 29 mars 2019. Teksti mbulon ligjin e “divorcit” të Britanisë së Madhe, të drejtat e qytetarëve dhe një numër masash për të siguruar që nuk do të ketë asnjë kufizim ndaj Irlandës së Veriut.

Dokumenti i dytë, jo i detyrueshëm, është një deklaratë politike që përshkruan aspiratat për të ardhmen, duke përfshirë ruajtjen e marrëdhënieve tregtare, politikat e përbashkëta të jashtme dhe të mbrojtjes, si dhe proceduarat për zbatimin e ligjit dhe drejtësisë.Mirëpo miratimi i marrëveshjes së Brexit nuk ka ardhur pa pengesa.

Spanja kërcënoi në minutën e fundit së do të tërhiqej nga samiti deri në momentin që iu dha garanci lidhur me marrëveshjet tregtare me Gjibraltarin.

Marrëveshja duhet të kalojë për diskutim në Parlamentin britanik në muajin dhjetor dhe në rast se nuk miratohet, atëherë Britania e Madhe do të duhet të largohet nga BE pa marrëveshje, pasi data e nisjes nuk mund të ndryshohet.

Në rast miratimi, marrëveshje rikthehet në Këshillin e Evropës, ku do t’i uhet një shumicë prej 20 vendesh që do të votojnë pro largimit të një prej themeluesve të Unionit, pjesëtare tashmë prej 44 vitesh.