MINISTRI I JASHTËM DEKLARON SE KUSHTI PËR SERBINË ËSHTË KOSOVA. Serbia ka marrë një tjetër sinjal për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si kusht për t’u anëtarësuar në BE.

Ministri i Jashtëm britanik Philip Hammond pasi u takua me kryeminsitrin serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se një nga kushtet për hapjen e kapitujve negociues me BE-në është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës e Serbisë.  “Kur është fjala për hapjen e kapitujve negociues, me të vërtetë është i rëndësishëm zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Sa më shpejt të hapen kapitujt, aq më mirë do të jetë për Serbinë.” u shpreh Hammond Nga ana tjetër, ky qëndrim i kreut të diplomacisë britanike nuk i përmbush të gjitha pritshmëritë e Vuçiç i cili kishte thënë më herët se vizita e Hammond do të ishte një mundësi e mirë për serbinë që të ritheksojë ‘qëllimet e saj strategjike, politike e ekonomike’.  Lidhur me qëndrimin e Britanisë në unionin europian, Hamond theksoi se vendi i Britanisë së madhe është në BE-në e reformuar që punon për vlerat e saj ekonomike. Pas Serbisë, Hammond ka udhëtuar për në Zagreb, ndërsa nesër pritet të vizitojë Sarajevën.