TUKA: MYFTINIA NUK KA FITUAR GJYQ, I KA DËRGUAR LETËR INUK. 10 ditë nga përfundimi i afatit të lënë nga Myftinia Shkodër për lirimin e tregut të Zdrales nga tregtarët që shesin aty prej vitesh, kryetari i Bashkimit të Pavarur të Sindikatave për Shkodrën Albert Tuka tregon për “Star Plus” se është kundër këtij veprimi.

Tuka thotë se Myftinia nuk ka bërë gjyq siç pretendon për pronën ku sot ndodhet tregu i Zdrales. Kreu i BSPSH i bën thirrje edhe kryebashkiakut të Shkodrës Lorenc Luka që të vëjë në dispozicion dokumentacionin që i kërkohet. Sipas BSPSH, kjo e fundit është e vendosur që të mos lejojë prishjen e tregut të Zdrales sepse dëmton mbi 300 familje.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/QeCU1V5DXpw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTREGTARËT E ZDRALES: PROTESTOJMË NËSE S’KA ZGJIDHJE
Artikulli tjetër2015-ta, PRITET TË JETË VITI I BYPASS-it!