Interesim të shtuar kanë shfaqur maturantët për Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për vitin e ri akademik 2018-2019.

Këtë të martë të gjithë aplikantët gjejnë në faqen zyrtare të universitetit të dhënat provizore, të cilat janë parapërgatitja fillestare për studentët e rinj të këtij viti të ri akademik.

Sipas kryetarit të komisionit për rankimin e konkurentëve, Prof. Dr. Gëzim Dibra, janë bërë një numër i lartë aplikimesh për degë të ndryshme, ndërsa shkojnë deri në 888 për Infermierinë e Përgjithshme.

Dibra tha se Universiteti i Shkodrës, me një vendim të senatit ka përcaktuar që më parë kuotat, kriteret dhe koofiçentët, të cilat kanë kaluar në vazhdim për kalkulim në Ministrinë e Arsimit.

Gjashtë fakultetet e këtij universiteti do të presin një numër të madh studentësh. 888 maturantë kanë aplikuar për programin e studimit për degën e Infermierisë së përgjithshme, ndjekur me interes të lartë edhe për degët Fizioterapi dhe Mimi.

Interes të lartë edhe në Fakultetin e Shkencave të Edukimit. 794 aplikime, ndërsa nuk mbetet pas edhe Psikologjia.

Tre degët e Fakultetit Ekonomik, Aministrim Biznes, Turizëm dhe Financë kanë një total prej 2027 aplikimesh. Fakulteti i Shkencave Shoqërore ka një numër impresionues aplikimesh në degën Gazetari & Komunikim, me 554 të tillë.

Drejtësia numëron 712 aplikime, ndërsa Gjuha Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ka 383 aplikantë.

Në renditje të përgjithshme, dhjetë degët me numrin më të madh të aplikimeve fillojnë me Infermierinë e Përgjithshme, e cila ka interesimin më të lartë.

 

Artikulli paraprakLEZHË, PLUMBA NË KËMBË E SHPATULL 35-VJEÇARIT
Artikulli tjetërARSIMI PROFESIONAL PRIORITET