Gjykata e Rrethit Shkoder ka dhene masen e arrestit “burg pa afat” për Dritan Ymerin autorin e dyshuar te vrasjes e doktorit Ilir Alija pas nje konflikti per pronen.

Séance eshte mbajtur me dyer te mbyllura dhe pa pranine e mediave . Dritan Ymeraj u vetedorezua ne polici 12 dite pas kryerjes se vrasjes Ngjarja ndodhi rreth orës 23.40 minuta të mbrëmjes së të premtes te dates 30 qershor 2017 në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër dhe gjithçka mësohet se ka ardhur pas një konflikti mes viktimës dhe autorit të dyshuar të ngjarjes, Dritan Ymeraj.

Mësohet se fqinjët kishin patur edhe më herët debate mes tyre për një shtesë që po ndërtohej mbi katin e tretë të pallatit ku jetonin Aliaj dhe Ymeraj. Konfliktet kishin agravuar mbrëmjen e së premtes deri në tone të ashpra e fyerje, saqë në një moment Ymeraj ka marrë armën e zjarrit dhe ka shtënë dy herë në drejtim të Aliaj, në prezencë të djalit të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Artikulli paraprakZJARRET, 4 VATRA NË QARKUN SHKODËR
Artikulli tjetërSHKODËR-VELIPOJË, MBETJET SHOQËROJNË UDHËTIMIN