Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka dënuar ish-kreun e thesarit të Venezuelës, Alejandro Andrade, me 10 vjet burg për pastrim parashë.

Andrade, 54 vjeç, ishte deklaruar fajtor për marrjen e 1 miliard dollarëve ryshfet në këmbim të ofrimit të qasjes në kurset preferenciale të këmbimit valutor.

Ai ka jetuar në Florida, ku zotëronte avionë, pallate, 17 kuaj dhe një flotë automjetesh luksoze.Ai do të burgoset më 25 shkurt.

Dënimi i tij vjen pasi Venezuela është në krizë financiare dërrmuese e cila ka çuar në tre milionë Venezuelanë të larguar nga vendi, sipas shifrave të lëshuara nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migrim.

Artikulli paraprakDHUNË DHE MOLOTOV, GREKËT PËRGJAKIN TIFOZËT HOLANDEZË PASI AJAX MUNDI AEK-UN
Artikulli tjetër106 VITE PAVARËSI/ RAMA URON SHQIPTARËT ME NJË FOTO TË VEÇANTË