Një burrë 39 vjeçar shqiptar që hyri në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale, u kap duke punuar si “kopshtar” në një fermë kanabisi në tarracën e një shtëpie në Gloucester.

Shpëtim Hysenlikaj u arrestua më 30 nëntor të vitit të kaluar.
“Çdo dhomë në shtëpi ishte konvertuar në zonë të rritjes së kanabisit”, tha prokurori Brendan Moorhouse në Gjykatën e Gloucester. Aty u gjetën 166 bimë kanabis në faza të ndryshme të pjekjes.

Policia vlerësoi se vlera e mundshme e mundshme e bimëve ishte 132,720 £.
Ishte një organizim profesional, tha prokurori Moorhouse me ‘ndriçim komercial dhe material reflektues’.

Në gjykate u tha se Hysenlikaj ishte thjesht “kopshtar” dhe jo në zinxhirin më të lartë.
Moorhouse konfirmoi se Hysenlikaj nuk kishte dënime në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ishte dërguar një njoftim për dëbim.

Avokati mbrojtës, Gareth James tha: “Ai është një shqiptar që erdhi në këtë vend verën e kaluar. Ai nuk ishte në gjendje të gjente punë dhe nuk mundi të punonte deri në vjeshtë”.

“Ai u përfshi për shkak të naivitetit dhe situatës së tij. Ai është përdorur nga të tjerët brenda komunitetit shqiptar.

Avokati tha se ai hyri në aktivitet për shkak të situatës së vështirë ku ndodhej, duke shtuar se”Ai u përfshi për shkak të naivitetit dhe situatës së tij. Ai është përdorur nga të tjerët brenda komunitetit shqiptar”, u shpreh avokati.

Duke e burgosur atë për 12 muaj, gjykatësi tha se shqiptar u “abuzua” nga të tjerët brenda komunitetit shqiptar.

“Ju mund të jeni përgjegjës për dëbimin automatik si një kriminel i huaj”, përfundoi ai.

Artikulli paraprakISHTE DËBUAR NJË VIT MË PARË, KAPET SHQIPTARI NË ITALI
Artikulli tjetërUNAZA E MADHE, BALLIU: SHTËPITË DO MBROHEN ME ÇDO ÇMIM