“Burra të gjallë, burra të vdekur” është libri më i fundit i shkrimtarit Xhahid Bushati, i promovuar këtë të shtunë në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti”.

Autori e ka emërtuar këtë vepër si pikëllime portretesh pasi shkrimet i janë kushtuar 9 personaliteteve që tashmë kanë vdekur por që ndihen të gjallë nga kontributet e vyera që kanë dhënë në qytetin e Shkodrës.

Në cdo kohë dritat e kontributeve të këtyre personave mbartin magjinë e një rrëfimi jo të zakonshëm jete dhe vlerash .

Në këtë promovim morën pjesë miq, familjarë, dhe personalitete të shquara të Letërsisë. Shkrimtari Xhahid Bushati ka promovuar mjaft vepra të dashura për lexuesit ndër ta dhe për fëmijët e vegjël.