Dy ish-bashkëshortë kanë përfunduar në Gjykatë, pasi kanë kërcënuar e ofenduar njëri-tjetrin, ndaj të cilit kanë bërë më pas edhe denoncim në Polici.

Burime të Policisë së Gramshit saktësojnë se , u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm ndaj secilit prej tyre.

Nga ana tjetër Policia e Gramshit sqarojnë se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen V. D., vjeçe 50, banuese në Gramsh, pasi ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortit, shtetasit A. B., vjeç 54, banues në Gramsh, dhe e ka kanosur me fjalë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
• Më datë 07. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin A. B., vjeç 54, banues në Gramsh, pasi ish-bashkëshortja, shtetësia V. D., vjeçe 50, banuese në Gramsh, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

• Më datë 07. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen V. D., vjeçe 50, banuese në Gramsh, pasi ish-bashkëshorti, shtetasin A. B., vjeç 54, banues në Gramsh, pasi ish-bashkëshorti, shtetasi A. B., vjeç 54, banues në Gramsh, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

• Në vijim të komunikatës, e cila bënë fjalë për veprën penale “Vetëgjyqësi”, më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen V. D., vjeçe 50, banuese në Gramsh, pasi ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortit, shtetasit A. B., vjeç 54, banues në Gramsh, dhe e ka kanosur me fjalë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSHERRI MES DY GRUPEVE TË RINJSH PËRDOREN ARMËT, DY TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërHELMON VETEN 18-VJEÇARI ,NUK DIHEN SHKAQET