Një burrë është gjetur i pajetë këtë pasdite në Kamenicë të Korçës.

“Rreth orës 18:50 në fshatin Kamenicë-Korçë, në anë të një rruge në fshat, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit M.A, rreth 58 vjeç, banues në Kamenicë.

Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë në gjendje të dehur”, njoftoi Policia.

Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.