Gjykata e Durrësit jep masën e arrestit burg për Çlirim Shahollin, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij më 8 qershor 2018.

Ai ka shprehur pendesë në gjykatë dhe u ka kërkuar falje 6 fëmijëve të tij

“Nuk kisha për qëllim të vrisja bashkëshorten. Gjithçka ishte momentale dhe aksidentale. Jam penduar për veprimin tim. U kërkoj falje fëmijëve dhe gjithë familjarëve për këtë gabim fatal. Nuk di çfarë të them, të vendosë drejtësia. Më vjen shumë keq që lashë fëmijët jetim, mes katër rrugëve

Ardjana Shaholli e kishte denoncuar disa herë bashkëshortin për dhunë ndaj saj dhe fëmijeve, por pasi shoqerohej për disa orë në polici, Çlirimi kthehej në shtëpi duke u kthyer në makthin e familjes së tij.

Mbrëmjen e së premtes mes tyre ka nisur debat verbal dhe më pas ka dhunuar me mjete të forta bashkëshorten.