Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Prizren të Kosovës, mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00.Policia kosovare njofton se një grua është vrarë me 15 plumba dhe autori i dyshuar i ngjarjes është burri i saj, me inicialet B.V., 61-vjeç.

“Njësitë e hetimeve në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm”, njofton policia e Prizrenit.

Sikurse raportojnë mediet kosovare gruaja, e cila u ekzekutua me 15 plumba është nëna e nënkryetares së AAK-së, e këshilltare politike e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Diellza Hoti. Hoti është edhe kryetare e rinisë në këtë parti.

Ka qenë vetë Hoti e cila e ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet postimit të një fotoje në Instagram.

“Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”, – shkruan Hoti në postim.
Deri më tani mësohet se 42-vjeçarja u vra pas një mosmarrëveshje që pati me burrin e saj 20 vite më të vjetër, me të cilin kishte disa vite martesë.

Të dy këta kishin ardhur nga Zvicra për pushime.