Viti 2018 shënon 25 vjetorin e nisjes së misionit të vëllezërve të Nënë Terezës në zonën e Bushatit.

Në kuadër të këtij jubileu të rëndësishëm në Kishën e Shën Rrokut në Bushat, është mbajtur mesha e shenjtë kushtuar këtij misioni human në ndihmë të përsonave në nevojë në këtë zonë por jo vetëm.

Mesha është drejtuar nga Ipeshkvi i Dioqezës së Sapës, Dom Simon Kulli i cili në fjalën e tij para besimtarëve ka vlerësuar misionin e vëllezërve të Nënë Terezës për kontributin që ato kanë dhënë në të gjithë territorin.

Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila present në këtë ceremoni, u ndal tek kontributi I palodhur I këtyre misionarëve të cilët me bekimin e Nënë Terezës mbërritën në Bushat, duke u kthyer në dritë shprese për banorët e zonës.

Në kuadër të këtij jubileu të rëndësishëm, por edhe për kontributin e tyre të pacmuar në ndihmë të personave në nevojë, Bashkia Vau Dejës ka dhënë titullin “Nderi i Bashkisë Vau Dejës” për kongregatën e misionarëve të Vellezërve të Nënë Terezës,

ndërkohe që janë nderuar edhe me tituj Nderi edhe misionarët në mënyrë të vecantë Padër Sabastiani ai i cili hapi para 25 vitesh këtë mission në zonën e Bushatit