Në mjediset e njësisë administrative Bushat është hapur një ekspozitë me fotografi nën kujdesin e veçantë të drejtuesve të projektit “Bashkitë për në Europë” për të cilin pak ditë më parë u prezantua edhe raporti i vlerësimit për 61 bashkitë. Entela Kolaj, drejtues e Zyrës së Integrimit Europian në bashkinë Vau Dejës tregon për rëndësinë e kësaj ekspozite që vjen me tri tema të ndryshme dhe nismën e kryetarit të fshatit Bushat Ermir Shimaj.

Vetë Ermir Shima, ideatori i këtyre tri nismave të ndërmarra më përpara si “Ndriço qytetin tim”, “Oksigjen për Bushatin” dhe “Mjedis të Pastër” tregon arsyen përse janë të rëndësishme.

Tri nismat në njësinë Bushat të bashkisë Vau Dejës janë ndërmarrë më shumë përmes punës vullnetare si një frymë e re në këtë njësi dhe përmes të cilët kërkohet edukimi i brezave në të ardhmen për të patur qytetar sa më të denjë. Ekspozita në njësinë Bushat do të vijojë të qëndrojë e hapur për të gjithë ata që duan ta vizitojnë.

Artikulli paraprakLUMI DRIN “PUSHTOHET” NGA MBETURINAT
Artikulli tjetërDITA E TË SËMURËVE, KONCERT NË FAMULLINË E SHKODRËS