Janë mbi 10 km kanale kulluese të cilat I janë nënshtruar pastrimit në territorin e Bashkisë Vau Dejës.

Kryetari i Bashkisë Zef Hila ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen nga punonjësit e Bashkisë në njësinë administrative të Bushatit aty ku është përqëndruar edhe puna e bashkisë me qëllim zgjidhjen e problemeve të kullimit në këtë zonë e cila shpesh herë ka qënë e përfshirë nga përmbytjet.

Kryetari i Bashkisë Zef Hila në një intervistë për mediat, është shprehur se kjo ndërhyrje zgjidh problemin e përmbytjeve të tokave bujqësore.Nga ana tjetër Hila tha se pas Bushatit do të nderhyhet edhe në njësitë e tjera administrative.

Me investimet që po kryhen në sistemin e kullimit në zonën e Vau Dejës zgjidhet përfundimisht një problematike e cila është shfaqur në këtë zonë. Ky investim po kryhet me fondet e Bashkisë Vau Dejës.

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA ASGJESON AFRO 3900 RRËNJË KANABIS
Artikulli tjetërSENIDA MESI: BALLKANI PERËNDIMOR, NJË VATËR E RE ZHVILLIMI EKONOMIK