SHKAK I FLAKËVE TË ZJARRIT DYSHOHET TË JETË ENERGJIA ELEKTRIKE. 16 anëtarë të familjës Puka ne Komunën Bushat kanë shpëtuar për mrekulli, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët rreth oreve te pasdites te se enjtes.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 17 e 30 ndërsa gjatë momentit të zjarrit 6 anëtarët e familjes kane qene ne shtepi por kane shpetuar per mrekulli. Ka qenë nje prej pjestareve te familjes I cili ka konstatuar falkët e zjarrit, i cili menjherë ka nxjerrë nga banesa personat e tjere te familjes të cilët fatmirëisht nuk kanë marrë lëndime. Ndonëse zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vednin e ngjarjes, por disatanca e gjate nga Shkodra ne drejtim te Komunes Bushat ka bërë që ata të mos ishin ne kohe per shuar flaket e zjarrit. Banesa ne pronesi te shtetasit Ymer Puka eshte shkrumbuar krejtesisht duke sjelle deme te shumta materiale, dhe duke lene ne qiell te hapur 16 anetaret e kesaj familje. Nga hetimet e kryera policia ka bërë të ditur se shkak i rënies së zjarrit në banesën e familjes Puka ne Bushat është bërë një shkëndijë elektrike. Brenda në banesë është shkrumbuar gjithçka duke kapur një dëm të konsideruseshëm, ndërsa familja e Ymer Pukes tashmë ka ngelur pa një shtëpi ku mund të fusin kokën.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/fOTirs8tQa8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]