Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan një takim me trupën diplomatik në Shqipëri.

Në takim është i pranishëm edhe kandidati për ministër të Jashtëm, i propozuar nga Rama, Gent Cakaj.

Bushati në fjalën e tij bëri thirrje për një njohje për progresin e arritur në marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Greqisë. Bushati gjithashtu tha se Shqipëria do të marrë kryesimin e OSBE.

Menjëherë pas tij, fjalën e mori kryeministri Edi Rama, që nuk la pa përmendur mosdekretimin e Cakajt nga Meta. Rama i doli në mbrojtje Cakajt dhe tha se ky i fundit nuk ka dalë kurrë kundër interesit shqiptar. Kryeministri tha se në pranverë Shqipëria do të hapë kufijtë me Kosovën dhe se do të punohet për të hapur kufijtë edhe me Maqedoninë dhe Malin e Zi.
Rama-diplomatëve: Merrni kontakte me ministrat e rinj, Shqipëria beson rrugën e vlerave

Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje diplomatëve të akredituar në Shqipëri që të lidhin kontaktet me ministrat e rinj. Rama i këshilloi që të besojnë se idetë që qarkullojnë nuk janë krijime të mendimit shqiptar.

“ Idetë hegjemonike që qarkullojnë si re mbi kokat tona, dhe jo rastësisht kur ka përplasje interesash politike, nuk janë krijime të mendimit shqiptar.

Prandaj lidhni kontaktet me ministrat e rinj. Autorëve të tyre unë dua t’u kujtoj se të atashuarit ndaj territorit të shenjtë ne jemi krenarë dhe do të mbetemi të përkushtuar ndaj kombit tonë të madh që ishtrin rrënjët përtej kufijve të sotëm.

Shtrengatat e aktualitetit po marrin gjithnjë e më shumë forma të paparashikueshme, destruktive dhe irracionale. Megjithatë, Shqipëria një vend i vogël beson fuqishëm tek rruga e vlerave” –tha Rama.

Në takimin me trupën diplomatike në Shqipëri, kryeministri Rama ka dhënë një afat në hapjen e kufijve me Kosovës. Në fjalën e tij, Rama është shprehur se të njëjtën gjë dëshiron të bëjë edhe me vendet e tjera fqinje.

“Në mars do të hapim kufijtë me Kosovën. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me Maqedoninë. Ndërsa hapjen e kufijëve duam ta arrijmë edhe me Malin e Zi,”- tha Rama.

Në fjalën e tij para diplomatëve, kryeministri Edi Rama tha se ministri i propozuar për të pasuar Ditmir Bushatin, Gent Cakaj, por sulmohet sepse është i pastër. Rama tha se Gent Cakaj u zgjodh për ministër sepse është shqiptar europian.

Më vjen keq që i ardhuri ynë nga Prishtina e ka nisur rrugëtimin e tij si ministër në pazakonshmëri. Paragjykimet, balta dhe mllefi i injorantëve kanë bërë që të gjykohet pa e hapur ende gojën.

E kanë sulmuar dhe shkelur dinjitetin e tij sepse është i pastër dhe nuk i përket llumit tonë të vjetër. Sepse nuk mund të akuzohet për asgjë. Sepse është shumë i pastër, se si kosovar nuk mund të bëhet ministër.

Unë nuk kam zgjedhur Gent Cakën, as si kosovar, as si i ri, por si një shqiptar europian. Fillimisht ia nisi si këshilltar dhe më pas si zv.ministër.

Ai kurrë nuk ka shprehur asgjë që bie ndesh me politikën tonë të jashtme. Kush e thotë ose është keqdashës ose është keqlexues. S’ka predikuar kurrë ndryshime kufijsh në Ballkan e as ka ndërhyrë në një çështje si ajo e Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Edi Rama në takimin që zhvilloi me diplomatët në Kryeministri, tha se Meta e ka avaz të vjetër të refuzojë një ministër.”

“Takimin po e bëjmë jo si gjithmonë, por tani sepse fundi i vitit të kaluar ishte shumë intensiv. Ju sot erdhët këtu gjetët një qeveri të re por një Shqipëri të njëjtë, dhe me avazin e Presidenti të Republikës ai nuk pranoi të dekretoi një ministër të jashtëm, por unë nuk e parashikoja dot këtë fakt”-tha Rama.

PUBLICITET