Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e ka quajtur një pensioniste që viziton Shkodrës eurodeputeten Doris Pack e cila pak ditë më parë në një takim me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi shprehur shqetësimin e saj për kriminalitetin.

Ministri Bushati shprehur solidaritetin e tij për efektivët e policisë.

Ministri Bushati si i deleguar politik në Shkodër ishte bashkë me Taulant Ballën dhe zëvendës kryeministren Senida Mesi në një mbledhje me strukturat e PS dhe më pas një tjetër mbledhje me drejtorët.

Gjatë mbledhjes ministri Bushati dhe Taulant Balla kanë kërkuar që të bëhet kujdes sa i përket shërbimeve ndaj qytetarëve dhe të nisë puna për organizimin për zgjedhjet vendore të 2019-ës

duke iu lënë drejtorëve nga një zonë në patronazh dhe duke kërkuar që kësaj here partia socialiste ta fitojë bashkinë Shkodër, një kërkesë kjo e ardhur nga Taulant Balla.