BANORËT TË ZHGËNJYER DUAN NDRYSHIMIN: VOTOJMË KANDIDATIN E PS. Bushati ka hapur dyert masivisht për të mirëpritur kandidatin e PS për Bashkinë Vau Dejës Gjokë Lleshi.

Shtabi elektoral evidentoi premtimet e pambajtura të PD. Banorët e Bushatit shprehën zhgënjimin e madh dhe deklaruan se do votojnë kandidatin Lleshi. Kandidati Lleshi tha se komuna e Bushatit nuk ka bërë investime. Mbështetësit për kandidatin Gjokë LLeshi po shtohen dita-ditës duke i dhënë siguri tek fitorja me 21 qershor.