Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, njëkohësisht dhe drejtuesi politik i qarkut Shkodër Ditmir Bushati ka shpërndarë librat falas për pesë fëmijë të dy familjeve në nevojë në Malësinë e Madhe.

Ministri Bushati tha se kjo politikë e qeverisë do zgjerohet edhe më tej.

Këtë vit shkollor librat po shpërndahen falas në të gjithë vendin për fëmijët nga klasa e parë në të katërtën, por ndërkohë jepen falas edhe për fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike që ndjekin klasën e 5-të e lart.

Shqipëria është vendi i parë në rajon që shpërndan libra falas për të gjithë fëmijët pa përjashtim.