Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtëm, ka nisur një proçes diskutimi me pakicat kombëtare për aktet nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare.

Në këtë kuadër ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, zëvëndësministrja Artemis Dralo dhe Kryetarja e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, znj. Vasilika Hysi, ishin në qytetin e Shkodrës në një dëgjesë publike me pakicat serbo-malazeze për aktet nënligjore për ligjin për pakicat kombëtare.

Ministri Bushati në fjalën e tij nwnvizoi se MEPJ ka nisur këtë proçes konsultimi në mënyrë që t’iu përgjigjet kërkesave të të gjithë minoriteteve dhe se Shqipëria është angazhuar për zbatimin e te drejtave të njeriut.

Nga ana e saj, Kryetarja e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, znj. Vasilika Hysi, theksoi se ka pas një proces të gjatë konsultimi, por shqetësimi i shumë pakicave ishte meraku për aktet nënligjore dhe ky proçes konsultimi është praktika e duhur për hartimin e kuadtit të duhur ligjor.

Takimet me pakicat ne vend vijne vetem pak dite kur komisioni europian pritet te jap rekomandimin per hapjen e negociatave me bashkimin europian.

 

Artikulli paraprakEURODEPUTETËT: MUAJI PRILL VENDIMTAR PËR INTEGRIMIN
Artikulli tjetërTAKIM INFORMUES PËR BIZNESIN E VOGËL NË SHKODËR