MINISTRI I JASHTËM HEDH POSHTË IDENË E NJË SHOË NË PARIS. Prania e katër klerëve shqiptarë në marshimin e unitetit në Paris nuk ishte për shoë dhe as tentativë e Shqipërisë për të eksportuar vlera jashtë vendit.

Ishte ky qëndrimi i ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati një ditë pas kthimit nga marshimi historik i solidaritetit kundër terrorizmit në Parisin që në tre ditë u trondit nga sulme të njëpasnjëshme. Ministri tha se tha se prania në delegacionin shqiptar e katër përfaqësuesve të besimeve fetare, ishte për të dhënë mesazhin e qartë të bashkëjetesës fetare, një element ky identifikues për vendin tonë i vlerësuar dhe nga Papa Francesku gjatë vizitës të 21 Shatorit në Tiranë. Sipas ministrit Bushati ky mesazh paqeje e solidariteti u mirëprit edhe nga presidenti francez Francois Hollande. Në mesin e 2 milionë njerëzve nga e gjithë bota, vëmendja u kthye ndaj Shqipërisë, e cila edhe në manifestimin e tolerancës u bë dëshmi unikale e bashkëjetesës fetare. Parisi duartrokiti katër krerët shqiptarë të besimeve fetare të cilët të kapur krah për krah me njëri-tjetrin, ecën përgjatë sheshit “Republica”, veshur nën petkun e besimeve të ndryshme.