Ish-presidenti amerikan George H.W Bush ka komentuar vdekjen e bashkëshortes me të cilën kaloi 73 vite të jetës së tij për herë të parë që kur ajo ndërroi jetë të martën.

‘E kam ditur gjithnjë se Barbara ishte gruaja më e adhurueshme në botë, dhe në fakt e ngacmoja atë duke i thënë se e kisha kompleks një gjë të tillë.

Ne kemi besim se ajo është në parajsë dhe e dimë se jeta vazhdon, sikurse do të kishte dashur ajo” – tha presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara.

George H.W. i qëndroi në krah gruas së tij deri kur ajo mbylli sytë dhe ata ishi dorë për dore kur ajo ndërroi jetë.

Barbara e ruajti sensin e saj të humorit deri në fund dhe djali i saj George W Bush rrëfeu dje një detaj në një intervistë me Maria Bartiromo e Fox Business Network.

Ish-presidenti dhe gruaja e tij Laura, që dhanë intervistën e parë që pas vdekjes së Barbarës, thanë se i kishin shkuar për vizitë fund-javën e kaluar dhe se ajo i bëri të gjithë për të qeshur duke ngacmuar djalin e saj të madh.

‘Unë dhe ajo po flisnim kur doktori hyri brenda dhe ajo ja priti: “Doni ta dini pse George W, është kështu siç është?” – tha George W Bush. ‘Doktori pa pak i habitur dhe ajo tha: Sepse unë pija dhe tymosja kur isha shtatzënë dhe prisja ta lindja”.

Artikulli paraprakKRIMINELËT SHQIPTARË NË AMSTERDAM DREJTOJNË TRAFIKUN E KOKAINËS
Artikulli tjetër‘KURBAN’-I I RAMËS TASHMË EDHE NË LIBRARITË ITALIANE