Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Arben Ahmetaj tha se parashikimet janë që borxhi publik të ulet në 64.9 për qind. Ai përsëriti faktin se pushteti vendor e ka për detyrë ligjore për të përditësuar të dhënat në platformë për çdo ditë.

Duke folur në Këshillin Konsultativ për buxhetin 2019 të pushtetit vendor, Ahmetaj shtoi se vëmendja është tek taksa e pronës, kjo sipas sipërfaqes së disponueshme dje jo kuturu siç ka ndodhur.

Ministri pohoi se sot janë 600 mijë prona të detajuara në Shqipëri, por qëllimi është që të identifikohen edhe 600 mijë të tjera, me qëllim regjistrimin dhe taksimin e drejtë mbi bazën e sipërfaqes.

Ndërkohë ministri u ndal edhe tek forma se si do të mblidhen të ardhurat nga taksat. Sipas tij, nuk do të jetë më OSHEE, por pushteti vendor, i cili duhet të hartojë politikat dhe instrumentet e saj.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave iu drejtua në formë të prerë drejtuesve vendorë, të cilëve iu kërkoi që deri në 1 janar të kenë përcaktuar agjentët për të mbledhur taksat.

“Nga muaji maj morën një tur në të gjithë vendin. Dua të them se kemi patur më shumë rezultate. Buxheti vendor është shumë i rëndësishëm për qytetarët.

Tiparet e buxhetit: Deficiti buxhetor është më i ulët i targetuar në dy dekadat e fundit. Investimet publike do të jenë deri në 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Borxhi publik pritet të ulet në 64.9 për qind. OSHEE të mos jetë agjenti i mbledhjes, por ju të keni agjentët tuaj dhe instrumentet e taksës.

Platforma e vlerësimit do të jetë unike. Pushtetet vendore do të jenë të detyruar, që të përmirësojnë informacionin në platformë ditë pas dite e muaji pas muaji.

Nëse sot janë 600 mijë prona të detajuar, do të duhet të paktën edhe 600 mijë të tjera të detajohen. Në mënyrë që ju mos t’i taksoni kuturu, por të shkojnë tek qeliza dhe tek metri katror. Kjo do na ndihmojë për të regjistruar pronat dhe banesat”, tha ministri.

Artikulli paraprakBBC SHKRUAN PËR GJURMËT E SHQIPËRISË TOTALITARE: VENDI MË I IZOLUAR I EUROPËS, KA ENDE BUNKERË
Artikulli tjetërPRESIDENTI ILIR META TAKOHET ME KARDINALIN E FIRENCES