Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Arben Ahmetaj ka folur nga Kuvendi teksa shigjetoi drejtuesit e Partisë Demokratike.

Sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ndërtuar rrugë, por ka hapur vetëm tendera duke lënë më pas rrugët në mëshirë të fatit.

“Saliu nuk bëri rrugët, por bëri tendera. I la rrugët rrugëve. Të gjitha rrugët ishin hapur me dy ose tre milionë leke. Buxheti i infrastrukturës është një proces i maturuar. “, tha Ahmetaj.

Gjithashtu Ahmetaj u ndal edhe tek arteriet më të rëndësishme të rrugëve, që sipas tij do të përfundojnë përmes projektit 1 miliard dollar brenda 2021.

Ai pohoi se qeveria në drejtimin e kryeministrit Rama po ia del mban të ulë borxhin publik duke e përkthyer këtë më pas në rritje pagash dhe investimesh.

“Këtu ia vlen t’i referohemi Rrugës së Arbrit dhe rrugëve të tjera, të cilat do të ndërtohen deri në 2021. E dini se projekti i 340 milionë dollarë i rrugës Tiranë-Elbasan sot i ka shkuar mbi 400 milionë dollarë.

Janë 190 mijë nxënës që përfitojnë nga librat falas, janë shumë mësues që përfitojnë nga transporti falas. Po ulim borxhin, por rrisim investimet dhe pagat.”, shtoi ai.

Artikulli paraprakPROTESTA/6 EFEKTIVË TË PLAGOSUR, POLICIA: DISTANCOHUNI NGA DHUNA
Artikulli tjetërDUMA: ME KËTË BUXHET, 38 % E FAMILJEVE NË VARFËRI ABSOLUTE