Në përfundim të 6-mujorit të parë të vitit, Financat njoftojnë setë ardhurat e grumbulluara kanë qenë 6.3 për qind më të larta se një vit më parë, por shpenzimet janë rritur në masën 9.3 për qind. Në këtë mënyrë, është përmbysur raporti, deri tani pozitiv, i bilancit buxhetor, që ka kaluar nga një suficit prej 3.1 miliardë lekësh në fund të qershorit 2018, në deficit 3.3 miliardë këtë vit.

Sipas statistikave zyrtare, TVSH-ja vijon të ketë probleme, duke u rritur vetëm 0.2 për qind krahasuar me një vit më parë, por duke mbetur poshtë planifikimit. Edhe akcizat paraqesin një rritje vjetore vetëm 0.5 për qind. Ndërkohë, “shkëlqen” tatimi mbi të ardhurat personale, që ka arkëtuar një shifër 42.3 për qind më të adhe nga vjet, si dhe tatimi mbi fitimin me +17.8%

Pushteti vendor ka marrë gati 24% më shumë të ardhura nga taksat e veta, por ku taksat mbi pasurinë rezultojnë me rritje të vogël.

Nga ana tjetër, kontributet e sigurimeve shoqërore kanë sjellë 16% më shumë fonde se vjet dhe ato për sigurimin shëndetësor +12.3%.

Në fushën e shpenzimeve vihet re se interesat e borxheve sa vjen e rriten. Shteti ka paguar këtë gjashtëmujor 14.7% më shumë se vjet në këtë drejtim. Kompensimet për ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët kanë shënuar rënie të theksuar, ndërkohë që janë në rritje shpenzimet për të papunët dhe ndihmat sociale.

Artikulli paraprak“SHKEL E SHKO”! FINANCAT “DUSH TË FTOHTË” ARSIMIT E SHËNDETËSISË
Artikulli tjetërTRUMP: NUK JAM RACIST!