PREFEKTI DEKLARON SE BASHKIA PO SILLET SI PARTIA DEMOKRATIKE.Reforma territoriale nuk e pengon Bashkinë Shkodër që të nisë përpilimin e Buxhetit për vitin 2015-të.

Deklarata vjen nga prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani i cili thotë se edhe nëse nuk e bëjnë drejtuesit aktual buxhetin do të dalë dikush që ta përfundojë dhe se Shkodra s’do të mbesë pa buxhet.Sipas prefektit Radovani duke qenë se Bashkia Shkodër është e Partisë Demokratike, vonesa në përpilimin e buxhetit për 2015-ën është bërë e qëllimshme duke menduar se reforma territoriale nuk do të bëhet.Nga sa mësohet sot është zhvilluar takimi i parë i drejtuesve të Bashkisë Shkodër me drejtoritë përkatëse për të diskutuar mbi buxhetin e këtij viti. Më parë por edhe tani shqetësim i Bashkisë mbetet mospasja e një udhëzimi se si duhet të funksionojë buxheti me reformën e re territoriale.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/jFJ07qtWDK4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE