Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka bërë një shpjegim për datën e zgjidhjeve. Në një postim në facebook, Bylykbashi sqaron se zgjedhjet mund të zhvillohen edhe pas datës 9 shtator. Ai thotë se data e caktuar nga presidenti për mbajtjen e zgjedhjeve është një datë ligjore dhe jo kushtetuese.

Sqarimi i plotë i Bylykbashit

Shpjegim i thjeshtuar per Kryeministrin dhe ndonje analist per daten e zgjedhjeve. Degjova mbreme nje analist qe fliste me “kompetence” se Kushtetuta nuk lejon ndryshimin e dates se zgjedhjeve dhe binte dakord me Kryeministrin qe e refuzonte ndryshimin e dates dhe me vinte per te qeshur, sepse bashke me nje koleg i kemi shkruar keto dispozita te Kushtetutes ne 2008. Le ta mbyllim nje here e mire kete argument qesharak. Kushtetuta nuk cakton asnje date per zhvillimin e zgjedhjeve. Kushtetuta percakton rregullin qe llogarit vetem fundin e mandatit i cili eshte data 9 shtator 2017 (Kushtetuta neni 65, pika 1). Kushtetuta percakton se zgjedhjet zhvillohen ne periudhen zgjedhore qe i paraprin fundit te mandatit, pra qe i paraprin 9 shtatorit. Kushtetuta percakton se periudha zgjedhore percaktohet nga Kodi Zgjedhor. (Kushtetuta neni 65, pika 2). Pra e vetmja gje qe detyron Kushtetuta eshte qe data e zgjedhjeve te caktohet para fundit te mandatit. Pike!

Periudhat zgjedhore ne Kodin Zgjedhor (pra ne ligj dhe jo ne Kushtetute) jane dy: e pranveres 15 mars – 30 qershor dhe e vjeshtes 15 shtator – 30 nentor. Presidenti mund te caktonte daten ne nje nga dy te dielat e fundit te periudhes zgjedhore qe i paraprin 9 shtatorit (Kodi Zgjedhor nenet 8 dhe 9), pra ose 18 ose 25 korrik 2017. Presidenti zgjodhi daten 18 qershor. Pra data eshte thjesht ligjore dhe jo kushtetuese. Nese Kodi do caktonte nje periudhe tjeter para 9 shtatorit, data do ishte nje tjeter dhe jo 18 qershori. Nese parlamenti vendos qe per keto zgjedhje apo gjithmone, periudha e zgjedhjeve te jete nje periudhe tjeter, mund ta ndryshoje Kodin tani me vetem 84 vota dhe pa ndryshuar Kushtetuten. Dhe parlamenti mund te caktoje çdo te diele deri me 3 shtator (sepse 3 shtatori eshte e siela e fundit para dates 9 shtator) si date te zgjedhjeve, vetem duke ndryshuar ligjin pa patur nevoje te ndryshoje Kushtetuten.

A mund te zhvillohen zgjedhjet pas dates 9 shtator? Po! Mjafton nje dispozite tranzitore e thjeshte qe eshte shume me pak e shemtuar se ai aneksi i tmerrshem qe u miratua per reformen ne drejtesi qe nuk e ka asnje kushtetute e botes. Kur deshi Rama te shtynte zgjedhjet me sebepin e certifikatave, ne 2007 Kodi u ndryshua per te shtyre daten e zgjedhjeve. Zgjedhjet ishin dekretuar per daten 20 janar 2007, me date 13 janar u ndryshua ligji qe detyronte presidentin te dekretonte nje date te re jo me vone se 20 shkurt 2007. Presidenti i dekretoi per daten 18 shkurt 2007. Nese nuk e mbani mend, shihni kete foto. Ndersa Kryeministri dhe analisti te lexojne nenet me siper dhe Kodin Zgjedhor.

Artikulli paraprakRAMA NIS DITËN ME KËTË FOTO, JA MESAZHI QË PËRCJELL
Artikulli tjetërASGJESOHEN 827 BIMË KANABIS, ARRESTOHET KRYEPLAKU I FSHATIT LEKAJ