Byroja e Kuvendit ka rrëzuar kërkesën e PD për të përjashtuar me 10 ditë kryeministrin Rama.

Në përfundim të mbledhjes së Byrosë, nënkryetari demokrat i Parlamentit, Edmond Spaho tha se ushtarët e bindur të Ramës nuk përjashtuan Ramën.
” Ushtarët e bindur të Ramës kur kanë dënuar deputetët e opozitës sot vendosën që mos ta dënojnë kryeministrin. Madje kur po diskutonin u duk se po propozonin që kryeministrit t’i japim gojë ëmbëli i parlamentit për fjalorin që iu drejtua opozitës në seancën parlamentare, ku e cilësoi tufë bagëtish në aleancë më forcat e errëta dhe të gjitha forcat që kundërshtojnë reformën në drejtësi. Në këtë debat, Rama ofendoi me fjalor banal jo vetëm opozitën por edhe gjykatën dhe prokurorinë duke i cilësuar përfaqësuesit e saj, trafikantë, kriminelë, horra, derdimentë, vrasës dhe një mori epitetesh të denja për fjalorin e një kryeministri. Këto epitete gurgulluan edhe nga ministria e Brendshme të cilit kur i lirojnë të atin gjykatësit dhe prokurorët i duken ëngjej, kurse kur i pezullojnë Hakiun, po këta njerëz i duken lugetër.”

Artikulli paraprakREFORMA NË DREJTËSI, BASHA: RAMA NUK IU PËRGJIGJ PYETJES KRYESORE
Artikulli tjetërDUKA: DE BIASI LARGOHET NGA KOMBËTARJA NËSE MERR NJË OFERTË MË TË MIRË