Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur pas delegimit të kompetencave të ministrit të Jashtëm nga kryeministri Edi Rama tek Gent Cakaj. Meta tha nga Kamza se si President i Republikës respekton Kushtetutën dhe e ka të qartë se cilit institucion mund t’i delegojë autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet.

Zoti President, cili është komenti juaj lidhur me vendimin e kryeministrit Rama për delegimin e kompetencave të tij si ministër i Jashtëm tek zv/ministri që ju nuk e dekretuat, z.Cakaj?

Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive.

Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë.