ZVARRITET PËRCAKTIMI I 3-PIKËSHIT PËR SHQIPERINË. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka shtyrë sërish vendimin e shumëpritur në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri të 14 Tetorit të kaluar në Beograd. Vendimi që pritej të jepej këtë të Premte vetëm një ditë para ndeshjes miqësore me Francën, tashmtë sipas CAS do të jepet më 10 Korrik.

Lajmi u konfirmuaa nga avokati i FSHF, Artan Hajdari I cili u shpreh se nuk ka ndonjë koment të mundshëm pasi në komunikimin që i është përcjellë Federatës nga CAS është bërë e ditur vetëm shtyrja e vendimit pa përmendur ndonjë arsye specifike. Kjo është shtyrja e dytë që CAS ka bërë për vendimin e rëndësishëm. Fillimisht institucioni me seli në Lozanë bëri të ditur se vendimi do të jepej në 29 Maj por më pas pati një shtyrje për në datën 12 Qershor, ndërsa së fundmi bëri të ditur se ka patur një shtyrje tjetër dhe tani shqiptarët duhet të presin 10 Korrikun për t’u njohur me verdiktin e CAS, gjithmontë duke përjashtuar ndonjë të papritur tjetër.Megjithtëse CAS nuk ka shprehur ndonjë motivi për shtyrjen e vendimit duke se ajo ka të bëjë me dokumentacionin voluminoz të paraqitur për ktëtë cështje, por edhe rëndësinë e saj të madhe specifike, duke kujtuar këtu se ankimimi i Shqipëristë përbën precedentin e parë të një cështje të tillë në tavolinën e Arbitrazhit Sportiv. Në këtë institucion Shqipëria kërkon drejtësintë e munguar ntë organet e UEFA-s, që vendosën për t’i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Serbisë pavarësisht akteve të rënda të dhunës dhe racizmit në Beograd, duke ja hequr më pas pikët nga klasifikimi serbëve për ta kthyer praktikisht në null ndeshjen e 14 Tetorit.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE