33 C
Shkoder, AL

Samsung Galaxy S7, më i shpejtë se iPhone

Sipas informacioneve më të fundit mendohet se Samsung Galaxy S7 do të jetë 10% më i lirë se Galaxy S6 kur doli për herë të parë në treg. Sipas analistit kinez Pan Jiutang, beson se Samsung do të shesë pajisjen me një çmim më të ulët për të shitur më shumë njësi. Aktualisht gjiganti korean po përballet me një konkurrencë të fortë nga kompanitë që krijojnë telefona inteligjentë të cilësisë së lartë, ku Apple mbetet konkurrenti kryesor i kompanisë.

Acer Chromebook 11” kushton vetëm 95 dollarë

Modeli i laptopit të Acer me 11” i linjës Chromebook aktualisht është duke u shitur në Amazon për vetëm 94.99. Nëse ju pëlqen sistemi operativ i Google, Chrome OS, atëherë ky laptop preferohet, nëse nuk keni pritje të mëdha.

Mozilla nuk do të mbështetet më vetëm në Google

Mozilla, organizata jo-fitimprurëse e cila qëndron prapa shfletuesit të famshëm të internetit Firefox, ka thënë se ajo nuk do të mbështetet më në Google për të ardhurat e saj. Mozilla pret që të fitojë edhe më shumë me anë të marrëveshjeve të saj të kërkimit, të cilat jo domosdoshmërisht e përfshijnë gjigantin Google, raporton CNet.

“James Bond” refuzon perdorimin e Android në filmin 007 Spectre

Një sërë komunikatash të brendshme midis drejtuesve të Sony bëjnë të ditur se aktori Daniel Craig dhe regjisori Sam Mendes ishin kundër produktit prej miliona dollarësh që Sony dhe Samsung dëshironin të investonin në filmin "007 Spectre", në mënyrë që James Bond të përdorte smarphone-t e tyre. Komunikimet e brëndshme midis drejtuesve Sony u shkelën përpara disa muajsh, por vetëm sot janë zbuluar nga John Gruber i Daring Fireball: Sony i kishte ofruar 18 milionë dollarë Daniel Craig për të përdorur Xperia Z4 në filmin e fundit të James Bond, "007 Spectre". Ndersa nga Samsung 50 milion dollar.

Google do të shkrijë Chrome dhe Android në një platformë të vetme!

Google është duke planifikuar t’i shkrijë sistemet e saj operative – Chrome OS dhe Android, në një platformë të vetme. Sipas Wall Street Journal thuhet se Google është duke punuar në një projekt të tillë për disa vite tashmë, dhe ky projekt madhor i gjigantit të teknologjisë pritet të përfundojë në vitin 2017.

“iPhone 7”, një koncept i ri me ekran më të madh dhe pa buton...

Pavarësisht se duhet të presim akoma edhe një vit për prezantimin e iPhone 7, konceptet që e imagjinojnë këtë pajisje por rriten dita e ditës në rrjet. Njëri prej tyre imagjinon se inovacioni i ardhshëm do të ketë të bëjë me dizajnin. Dizajneri Marek Weidlich ka realizuar një model interesant të iPhone 7 që propozon disa ndryshime radikale në linjën e thashethemeve që kanë të bëjnë me gjeneratën e ardhshme të iPhone.

Dell thyen të gjitha rekordet – blen kompani për 67 miliardë dollarë

Dell njoftoi sot se ka arritur marrëveshje për ta blerë gjigantin e cloud-computing, EMC për 67 miliardë dollarë që e bën këtë blerjen më të madhe në historinë e industrisë së teknologjisë.

Apple dhe Google sërish markat më të fuqishme në botë!

Shumë nga kompanitë e mëdha të teknologjisë janë në mesin e markave më të vlefshme në botë, thuhet sipas një raporti të ri nga kompania Interbrand. Apple, Google, Microsoft dhe IBM vazhdojnë të jenë në krye të tabelës për të pestin vit radhazi, dhe me këtë e shfaqin edhe më tej ndikimin e tyre teknologjik në skenën globale. Apple dhe Google mbeten në krye edhe në vitin 2015, pasi markat e tyre kanë performuar mjaft mirë me kalimin e viteve.

Hakerat mund të marrin kontrollin e WhatsApp-it

Prej kohësh WhatsApp ka hedhur në treg shërbimin web, një shërbim që së fundmi u ofrohet edhe përdoruesve të aplikacionit që kanë iPhone. Por hakerat kanë përfituar nga kjo risi e WhatsApp për të gjetur një “rrugë” përmes të cilës nderhyjne ne të gjitha kontaktet e viktimës së tyre duke i bllokuar ato në këmbim të një pagese të caktuar.

Apple prezanton iPhone 6s dhe 6s Plus: 3D Touch, 12MP, chip A9, Touch ID...

Apple ka prezantuar më në fund versionin e ri të iPhone i cili është iPhone 6s, pra ai që prisnim të gjithë. Gjatë prezantimit Tim Cook ka sjellë disa statistika në lidhje me suksesin e iPhone 6. Ai ka theksuar se iPhone 6 është iPhone më i suksesshëm i të gjitha kohërave duke kujtuar që aktualisht ky produkt ka fituar terren në treg në krahasim me produktet konkurrente, sidomos në Kinë.

Na ndiqni

79,002FansaPëlqeje
2,720NdjekësitNdjek
179NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu

BOTA