34 C
Shkoder, AL

ZELANDA E RE, MBËRRIN VITI 2016-të, SPEKTAKËL FISHEKZJARRESH

Zelanda e Re ka qenë vendi i parë që ka pritur Vitin e Ri 2016. Fishekzjarrët u ndezën nga pika më e lartë e vendit, Sky Toëer në Aukland sapo akrepat e orës shënuan 00:00. Qielli u ndriçua për disa minuta nga fishekzjarret e shumta të cilat dhuruan një spektakël të vërtetë.

BELGJIKA SHMANG FESTIMET PËR VITIN E RI, SHKAK TERRORIZMI

Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, nuk do të ketë fishekzjarre dhe festime të tjera natën e ndërrimit të viteve, për shkak të rrezikut nga sulmet terroriste. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri belg, Charles Michel, i cili tha se vendi është marrë pas informacioneve për sulme të mundshme terroriste natën e ndërrimit të viteve.

PRESIDENTI TURK, SHMANG VETËVRASJEN E TË RIUT

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka qenë në një udhëtim kur është bërë dëshmitar i një situate dramatike, por jo vetëm kaq. Ai është kthyer në heroin e saj, teksa Presidenti turk dhe eskorta e tij po kalonin mbi urën e Bosforit, prej të cilës një i ri kërcënonte se do të kryente vetëvrasje.

RUSIA: KEMI PROVA PËR BASHKËPUNIMIN E TURQISË ME ISIS

Inteligjenca ruse ka pikasur rreth 12 mijë kamionë dhe autobotë nafte në kufirin mes Turqisë dhe Irakut. Lajmi është bërë i ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Rusisë. Këto janë imazhet e filmuara nga ajri në afërsi të qytetit Zako, i cili ndodhet në Kurdistanin e Irakut. Sipas gjeneralit, Sergey Rudskoy, në të dyja anët e kufirit turko-irakian janë parë të kalojnë  11.775 çisterna dhe kamionë.

RUSIA VIJON SULMET AJRORE, 43 CIVILË TË VDEKUR NË IDLIB

Një seri sulmesh ajrore që besohet të jenë kryer nga bombarduesit rusë kanë lënë të vdekur të paktën 43 persona në qytetin sirian të Idlib.

ZGJEDHJET NË SPANJË, FITOJNË KONSERVATORËT POR SKANË SHUMICËN

Partia Konservatore në pushtet është fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në Spanjë, por exit-pollet sugjerojnë se ajo nuk do të mundet të sigurojë shumicën.

OBAMA: SHBA NË KRYE TË KOALICIONIT KUNDËR ISIS

Në konferencën e tij të shtypit, e fundit për këtë vit, Presidenti Barack Obama tha se SHBA vazhdojnë të udhëheqin një koalicion global për të shkatërruar shtetin islamik. Ai tha se ISIS ka humbur rreth 40 përqind të zonave të populluara që mbante nën kontroll në Irak dhe vazhdon të humbasë territor në Siri.

REFUGJATËT, MBYTET ANIJA NË TURQI 18 VIKTIMA

Të paktën 18 persona janë mbytur në brigjet jugperëndimore të Turqisë, në Bodrum Bay. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së premtes, - bëjnë me dije rojet bregdetare turke. Varka prej druri ishte e mbushur me refugjatë, duke përfshirë sirianë dhe irakenë.

OBAMA I PËRGJIGJET TRUMP PËR EMIGRACIONIN

Presidenti amerikan, Barak Obama i është kundërpërgjigjur kandidatit Republikan Donald Trump rreth çështjes së imigracionit, duke e konsideruar atë si një traditë të vjetër amerikane.

AUSTRALIA GODITET NGA TORNADOT, DËME TË MËDHA

Pemë të rëna, linja energjie të ndërprea, shtëpi që kanë mbetur pa çati dhe përmbytje masive. Kjo është situata në Sidnej të Australisë  pas stuhisë së rallë që gotiti vendin me erëra që arritën deri në  200 km në orë dhe shira të fuqishëm.

Na ndiqni

77,238FansaPëlqeje
2,720NdjekësitNdjek
179NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu

BOTA