GJAHTARI ITALIAN VRAU TË RIUN NË SHQIPËRI, PAS 15 VJETËSH GJYKATA ITALIANE I NJEH...

Pas thuajse 15 vjetëve nga vrasja e djalit 15-vjeçar, një familje shqiptare ka parë drejtësinë të shkojë në vend: gjykata civile e Vicencas ka vendosur që vrasësi, një shtetas italian, t’i japë dëmshpërblimin maksimal që njeh ligji italian në këto raste. Gjithçka pati fillim në 2003-shin, kur një italian, për gjah në Shqipërinë e mesme, vrau një djalë 15 vjeç.

KËRCËNOI ME MESAZHE PROKUROREN, VENDOSET EKSTRADIMI PËR SHQIPTARIN

Gjykata e Lartë angleze “High Court of Justice” lejon ekstradimin e një shqiptari, I dënuar në mungesë në Shqipëri për shkak të mesazheve kërcënuese...

ARRESTOHEN 5 SHQIPTARË ME ÇANTAT MBUSHUR ME KANABIS

Pesë shqiptarë janë arrestuar në Greqi me 96 kg kanabis. Në një fshat, Lakka në Thesproti, policia greke ka arrestuar 5 shqiptarë të moshave 31, 50, 26, 31 dhe 26 vjeç për import droge me qëllimin trafikimin e tyre në mënyrë ilegale në Greqi.

POLICIA :ARRESTIME, GJOBA DHE BLLOKIME AUTOMJETESH

Policia e Tiranës ka hequr 89 leje drejtimi, arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh dhe ka bllokuar 9 automjete për mosshlyerje të masave administrative në 48 orët e fundit.

ÇËSHTJA TAHIRI SHKON NË GJYKATËN E LARTË

Prokuroria e Krimeve të Rënda i është drejtuar Gjykatës së Lartë për t’i kërkuar bllokimin e pasaportës për ish-ministrin e Brendshëm, sajmir Tahiri.

TJETËRSIMI I PRONAVE NË LALËZ BURG 2 ISH-ZYRTARËVE TË ISHMIT

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy nga të arrestuarit e dy ditëve më parë për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit. Arrest me burg është dhënë për Sulejman Ibrahimin dhe Enver Shimën, ndërsa Ornela Shëmlikaj dhe Shpresa Merdita janë lënë në detyrim paraqitje.

GRABITJA E ARGJENDARISË, AUTORËT NË BURG

Zbardhen të tjera detaje të reja nga grabitja e argjendarisë ndodhur 2 javë më parë në shkodër. Sipas hetimeve të prokurorisë ka rezultuar se të dyshuarit kanë treguar se aksesorët me vlerë të marrë në argjendari i kanë shitur në argjendari të tjera në Shkodër dhe në Tiranë.

SHPËRTHIMI, GJYKATA LË NË BURG AUTORËT

Gjykata e Shkodrës ka konfirmuar arrestet me burg dhënë në mungesë ndaj tre elbasanllinjve të dyshuar për shperthimin më 13 Janar 2017, në Shkodër, me rreth 40 gr tritol. Në burg do të mbeten Endrit Çopja, Ardjel Lulaj dhe Serxho Teta.

ARREST ME BURG PËR AUTORËT E ATENTATIT NË LAGJEN “RUS”

Në gjykatën e Shkodrës sapo kanë mbërritur 3 të arrestuarit që akuzohen si autorë të atentatit të 13 janarit ne lagjen “Rus” ku për pasoje mbeten 8 teë plagosur.

TË ARRESTUARIT E OPERACIONIT “POROSIA” U JEPET “ARREST ME BURG”, SHIKONI KUSH JANË

Kanë dalë sot para gjykatës së Elbasanit të arrestuarit në kuadër të operacionit "Porosia" i cili u ndërmor mbrëmjen e 7 shkurtit dhe paraditen e 8 shkurtit. Ndaj Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo u caktua masa e sigurise "arrest me burg" Ata akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Gjatë operacionit u sekuestruan eksploziv, armë dhe drogë. Gjyqtari Ramazan Adviu dha vendimin për masën e sigurisë. Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 kallëpe e dyshuar si lëndë plasëse tritor. S

BOTA