SHKODER:SEKUESTROHEN 15 KALLËPE TRITOL DHE 15 M FITIL ZJARRPËRCJELLËS

I gjendet  lëndë plasëse, arrestohet në flagrancë nga policia.Sekuestrohen 15 kallëpe tritol dhe 15 m fitil zjarrpërcjellës.

DEKONSPIRIMET E OPERACIONEVE,XHAFAJ KËRKON HETIME PËR PROKURORË, GJYQTARË E POLICË

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm, ka depozituar kallzimin penal ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe atyre të Elbasanit në lidhje me dekonspirimin e operacionit për kapjen e 3 ish-zyrtarëve të policisë të akuzuar si të përfshirë në kultivimin e kanabisit, por edhe ngjarjeve të ndodhura në Elbasan.

DROGË NE BURGUN E DURRËSIT, SEKUESTROHET NGA POLICIA

Një sasi lënde narkotike e llojit kanabis është gjetur në ambientet e burgut të Durrësit. Policia informon se janë sekuestruar 14 gramë kanabis sativa, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që ka arritur ta fusë brenda në burg.

I SËMURI MENDOR VRET ME SËPATË 50 VJEÇARIN NDËRSA PASTRONTE RRUGËN E FSHATIT

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotmë në Librazh ku një shtetas vrarë me mjetet të forta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zdrajç, ndërsa viktima raportohet se është Idriz Byci, rreth 50 vjeç. Ky i fundit është goditur në kokë me sëpatë nga shtetasi Fiqiri Askurti.

E PËRPLAS TRENI KUR PO LIDHTE KËPUCËT,E REJA NË GJENDJE TË RËNDË

Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Vorë. Mësohet se një vajzë 17-vjeçare është përplasur nga treni.Adoleshentja ishte ulur mbi shina dhe po lidhte këpucët, kur është përplasur nga treni.

ARRESTOHET GREKU ME 130 KG KANABIS SHQIPTAR

Një qytetar grek është arrestuar në Komboti, pranë Artës, për transportimin e një sasie të madhe droge.

KOKAINË, HEROINË DHE MIJËRA EURO ARRESTOHEN 7 SHQIPTARË NË FRANCË

Shtatë shqiptarë janë arrestuar nga policia franceze të mërkurën në tre banesa në Annecy, pasi akuzohen për trafik droge.

MASHTRIMI 9 MILIONË DOLLARË, 5 TË ARRESTUAR, 6 NË KËRKIM

Gjykata e Tiranës, me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani ka vendosur 11 masa arresti në mungesë, 5 prej të cilave janë ekzekutuar nga policia e Tiranës, kurse 6 janë ende në kërkim.

LIROHET DURIM KEÇI, I SHPËTON EKSTRADIMIT NË ITALI

Tre muaj pas arrestimit është liruar nga burgu Durim Keçi. Ai u arrestua në datë 11 tetor 2017 pas kërkesës së autoriteteve italiane, pasi është dënuar me 9 vite burg për disa vepra penale. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, por tre muaj më pas është liruar nga Gjykata e Apelit.

I REFUZOHET DALJA 35 SHQIPTARËVE,RIATDHESOHEN 51 TE TJERE

Gjatë 24 orëve të fundit nga Policia Kufitare janë riatdhesuar 51 shtetas shqiptarë, të deportuar në kuadër të punës për parandalimin e fenomenit të migracionit të paligjshëm. Policia thotë se i është refuzuar dalja 35 shtetasve shqiptarë, pasi nuk përmbushnin kushtet për të lëvizur në zonën Shengen.

BOTA