TRITOL BANESES ,PLAGOSET LEHTE OBJEKTIVI

Një shpërthim ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në lagjen Dunavat në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se një sasi tritoli ka qenë vendosur në brendësi të banesës së Gentian Litit në pjesën veriore të kësaj lagjeje.

SEKUESTROHET SASI E MADHE KANABISI, ISHTE BËRË GATI PËR ITALI

Një gomone e ngarkuar me hashash është bllokuar mbrëmjen e sotme në një aksion ndërkombëtar. Burime nga policia e Vlorës thanë se sasia e kapur është “e konsiderueshme”, ndërsa pritet të bëhet peshimi.Ndërkohë, nuk njoftohet për persona të arrestuar.

I AKUZUAR SE VRAU ARTAN CUKUN, KËRKON NDRYSHIMIN E MASËS SË SIGURISË

Mikel Shallari, i arrestuar si autor i vrasjes së komisar Artan Cukut kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkesa u bë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 prill të 2017 kur ish-kryepolici i Vlorës u vra në hyrje të pallatit ku banonte në Rrugën e Kosovarëve në kryeqytet.

KAPEN PA DOKUMENTA ,KATËR SHQIPTARËT RREZIKOJNË KTHIMIN NË ATDHE

Katër shqiptare të cilet jetonin në menyre të paligjshme kanë rënë në prangat e policisë së emigracionit pasi oficeret bastisën një restorant në Evensham.

NË NDIHMË TË VËLLAIT,KAPET ME PATENTË FALLSO

Dy shqiptarë të moshave 18 dhe 24 vjeç që banonin në Cividale del Friuli përfunduan në telashe, pas zbulimit qe u beri policia, lidhur me patentat. Mediat italiane shkruajne se policia gjate kontrollit te lejes nderkombetare te 24 vjecarit konstatoi se ajo ishte false dhe e parregullt.

KËRCËNON ME ARMË 19 VJEÇAREN, SHPALLET NË KËRKIM 26 VJEÇARI

Njohja në rrjetet sociale ka bërë që dy të rinj të konfrontohen deri në përdorimine armëve të zjarrit. Mësohet se 19 vjecarja me iniciale A.V banore në kullë të Durrësit, kishte kontakte të vazhdueshme nëpërmjet rrjeteve sociale me 26 vjecarin I.A. banor në fshatin Kucok.

MAKINA BËN SALTRO DHE PËRMBYSET, SHPËTON DREJTUESI

Një drejtues automjeti ka shpëtuar për mrekulli teksa mjeti me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në eeugën nacionale Berat- Fier, në vendin e quajtur Qafa e Sqepurit.

MORËN PENG TË RIUN PËR BORXHIN 150 MIJË LEKË, DY NË PRANGA

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për pengmarrje. Uniformat blu kanë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm shtetasit Pal Maletaj 58 vjeç dhe Fatjon Maletaj 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.

SHERR MES BABALLARËSH PËR RRADHËN TEK PEDIATRIA, NJËRI TREGON ARMËN

Tre shtetas janë konfliktuar mes tyre në ambjentet e urgjencës së Spitalit Pediatrik në QSUT.

KAMERAT, DEBATE NË KOMISIONIN E SIGURISË

Komisioni parlamentar i Sigurisë ka zhvilluar paraditen e sotme një seancë dëgjimore lidhur me masat e marra për zbatimin e ligjit “Për masat shtesë të Sigurisë Publike” si dhe nxjerrjen e akteve nënligjore për këtë ligj. Ndonëse pritej që në seancë të raportonte drejtori i Policisë së Shtetit, para deputetëve të Komisionit është paraqitur drejtori i Komanduar në Policinë e Elbasanit, Altin Qato. Duke u ndalur tek procesi, Qato tha se aktualisht janë ngritur komisionet në drejtoritë vendore dhe janë hartuar planet e masave për rritjen e sigurisë.

BOTA