DY GRA SHQIPTARE GJENDEN TË VRARA NË APARTAMENT

Dy gra nga Kosova janë gjetura të vdekura në një apartament në Zvicër. Mediave vendase bëjnë me dije se është arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes, një 54 vjeçar nga Kosova. Ishte e qartë që në fillim për hetuesit, se dy gratë kishin ndërruar jetë nga një vdekje e dhunshme tha policia kantonale e Aargaut.

POLICIA KUFITARE SHTON MASAT PËR PALIGJSHMËRINË, 2 TË ARRESTUAR DHE 11 TË PROCEDUAR

Në javën e parë të 2018 policia Kufitare dhe e Migracionit në Durrës ka intesifikuar masat për parandalimin dhe goditjen e paligjsmërisë. Në këtë kuadër, janë evidentuar dhe goditur 21 raste të paligjshmërisë, në fushën e falsifikimit të dokumentave, kalimit të paligjshëm të kufirit, kontrabandës, trafikimit të mjeteve motorrike, apo të braktisjes së fëmijëve.

DENONCIMI I BURRIT NGA TIRANA: MË DHUNON VJEHRRI

Një burrë i moshës 46-vjeçare është marrë në mbrojtje nga policia, pas denoncimit që ka bërë në komisariatin numër 1 në kryeqytet. Sipas burimeve policore, F.T. është paraqitur në komisariat një ditë më parë dhe para bluzave të bardha ka deklaruar se ka rënë pre e dhunës psikologjike nga i vjehrri 74-vjeçar.

VRASJA MAKABRE E GRUAS NË ITALI, LIROHET NJË NGA SHQIPTARËT

Ka mbetur në burg Agim Ajdinaj, 51-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e partneres së tij marokene Khadija Bencheickh, 46-vjeçe, ndërsa nipi i tij është liruar nga qelia. Ky i fundit akuzohet si bashkëpunëtor në copëtimin e trupit të gruas dhe transportimin e saj në një zonë me ullishte në Gardoni.

RREH NJE GRUA NE RRUGE DHE I RRËMBEN CELULARIN

Nuk dihet se çfarë informacionesh sekrete fshihte celulari i një gruaje 36-vjeçare nga Tirana, por një burrë 48 vjeç me iniciale A.D. pasi e ka përndjekur prej muajsh, e ka sulmuar, e ka rrahur dhe i ka rrëmbyer celularin nga dora.

PROTESTOJNË KUNDËR RRITJES SË ÇMIMIT TË BILETAVE TË AUTOBUSËVE, PËRFUNDOJNË NËN HETIM

Protestuan kudër rritjes së çmimit të biletave të autobusëve të linjës Petrelë-Tiranë, por përfunduan nën hetim, pasi sipas policisë protesta e tyre ishte e paligjshme.

TRAFIKONIN SHQIPTARË NË ANGLI DËNOHEN DY MOTRAT ANGLEZE

Gjykata e Portsmuthit ka dënuar me 11 vite burg dy motrat angleze të cilat kishin krijuar një rrjet trafikimi të shqiptarëve nga porti i Bilbao në Spanjë, drejt Mbretërisë së Bashkuar.

VETTINGU NË POLICI, SI DO TË PASTROHEN UNIFORMAT BLU NGA KRIMI

Ministria e Brendshme ka përgatitur një projektligj për Vettingun në polici, që ndonëse është shpërndarë për mendim te grupet e interesit, po mbahet tepër konfidencial. Ne projektligjin dhe relacionit shoqërues, del qartë se policia pranon problemet e rënda që ka në radhët e saj, çka bie ndesh me pretendimet e deritanishme për punën e mirë të policisë në luftën ndaj krimit, të personifikuar nga shprehja “bravo çuna”.

MAKINA PËRPLAS MOTORRIN, PLAGOSET DREJTUESI

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, në lagjen “28 Nëntori” Një mjet tip ''Benz'' ka goditur nga mbrapa një motorr duke dëmtuar drejtuesin me iniciale K.M.

SHQIPTARI I SHUMËKËRKUAR KAPET NË ITALI

Kërkohej nëpër të gjithë Europën, por është kapur në një qytet në Itali. Bëhet fjalë për një të ri shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia gjermane, për vjedhje me pasoja të rënda.

BOTA