AKSIDENT TRAGJIK, HUMB JETËN SHQIPTARI

Një aksident tragjik në Greqi i ka marrë jetën dy personave, njëri prej të cilëve është shqiptar. Aksidenti ndodhi ditën e djeshme në Tourlida, Messolonghi. Sipas mediave greke, një automjet i drejtuar nga një 30-vjeçar humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge.

SHOFERI I KAMIONIT 2000 LEKË RYSHFET POLICIT SE S’KISHTE PATENTË, ARRESTOHET

Tenton të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, pasi drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt. Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Maliqit pasi ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative.

DROGË NË MAKINË, ARRESTOHET 51 VJEÇARI

Policia ka mundur të sekuestrojë në një makinë tip opel një sasi droge prej 77 kg e ndarë në 27 pako. Është arrestuar drejtuesi mjetit Renato Agalliu 51 vjeç banues në Fier.

KANABIS NGA QAFË-THANA, PRANGA 20-VJEÇARIT, NË KËRKIM EDHE NJË MAQEDONAS

Një 20-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia në Qafë Thanë dhe një maqedonas u shpall në kërkim pasi tentuan të kalonin me makinë në Maqedoni me një sasi prej 6. 3 kg kanabis. Në pranga u vu shtetasi Genti Muceku, 20 vjeç, banues në Tiranë ndërsa në kërkim u shpall D.U, 22 vjeç, banues në Shkup-Maqedoni.

PLAGOSI SHQIPTARIN, ITALIANI U DËNUA ME BURG DHE KOMPENSIM

Plagosi shqiptarin, e futi në makinë dhe e braktisi. Italiani s’do mjaftohet vetëm me burg. Gjykata italiane ka dënuar me 4 vjet e pesë muaj burg italianin Walter Onichini nga Padova, në akuzë për plagosjen me qëllim vrasjen e një shqiptari, që sipas tij, kishte hyrë ta grabiste.

NXIRRET NGA LUMI VALBONË TRUPI I 35-VJEÇARIT

Është gjetur ditën e sotme 35-vjeçari me iniciale G.Z nga Tropoja, i cili u mbyt në lumin Valbonë, afër ish Turizmit para 3 ditësh.

AKSIDENT ME VDEKJE HUMB JETËN 55-VJEÇARI QË U PËRPLAS NGA ‘OPELI’

Një burrë, i cili mesditën e sotme u përplas nga një automjet në Durrës, ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, tek Mbikalimi i Shenavlashit.

TRAFIK KOKAINE SHQIPËRI-ITALI, DROGA TRANSPORTOHEJ ME LINJA AUTOBUSI

Operacioni i koduar "Shuttle 2015" i policisë financiare italiane e qytetit të Mesinës në Siçili ka shkatërrruar një bandë trafikantësh droge mes Shqipërisë e Italisë. Ky operacion ka çuar në urdhër arrestimin ndaj 9 personave, njëri prej të cilëve është shtetas shqiptar.

ARRESTOHET 35-VJEÇARI, VIDHTE TELEFONA NË STACIONE AUTOBUSËSH

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar i cili dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të telefonave celular.

ARRESTOHET NJË SHTETAS NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR

D. V. K. M. Shkodër Policia Kufitare arreston një shtetas në kërkim me qëllim ekstradimi Me datë 18.12.2017, nga strukturat e Policisë Kufitare është bërë arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Hungarisë i shtetasit malazez:

BOTA