PËRPLASI MAKINËN E POLICISË, RINISIN HETIMET PËR DJALIN E KRYEBASHKIAKUT

Gjykata e Kurbinit ka vendosur dje të rinisin hetimet ndaj djalit të kryebashkiakut të Laçit, Artur Bardhi, i cili nën drejtimin e një “Benzi” u përfshi në një aksident ku u plagos dhe një efektiv policie. Gjykata vendosi shfuqizimin e vendimit “për pushimin e hetimeve” në ngarkim të shtetasit Kejbi Bardhi duke urdhëruar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin të kryejë hetime të tjera.

SHISTE DROGË PRANË SHKOLLAVE, ARRESTOHET 34-VJEÇARI SHQIPTAR

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar pranë një shkolle të mesme në Orlando pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike.

GJYKIM I SHKURTUAR PËR GRUPIN E TREBLOVËS, DYSHOHET PËR LIDHJE ME HABILAJT

Gjykata për Krime të Rënda vendosi të marrë në shqyrtim me gjykim të shkurtuar dosjen kundër katër të pandehurve të çështjes “Treblova”, për të cilët Prokuroria dyshon se kanë lidhje me grupin e Habilajve të vënë para drejtësisë në Itali.

GODITET RRJETI I TRAFIKUT TË NJERËZVE, ARRESTOHEN DY POLICËT

Finalizohet operacioni ‘Green border’ - SHÇBA arreston 2 punonjës të Policise Kufitare dhe 1 shtetas, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

BOMBA TË TJERA MUND TË FSHIHEN NË LUMIN BËNÇË

Rreth 100 bomba dhe municione të tjera që dyshohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore kanë dalë në sipërfaqe të lumit Bënçë në Tepelenë, pas qetësimit të prurjeve të frikshme të fillim dhjetorit.

TRAFIKU NJERËZOR ME FITIME 3 MILIARDË DOLLARË NË VIT, SHQIPËRIA NDËR VENDET E PARA

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka llogaritur se tregu i trafikut njerëzor qarkullon rreth 3 miliardë dollarë në vit vetëm për shfrytëzimin seksual dhe shfrytëzimi i punës ilegale nxjerr përfitime deri në 32 miliardë dollarë në vit.

PERSONA TË PAIDENTIFIKUAR DJEGIN KOSHAT E PLEHRAVE TE GJYKATA

Persona të paidentifikuar kanë ndezur zjarr në koshat e plehrave në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të fikur zjarrin pasi rrezikonte kalimtarët.

BLLOKIMI PASAPORTËS, TAHIRI NESËR TE GJYKATA E KRIMEVE TË RËNDA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka thërritur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për ta njohur me vendimin për bllokimin e pasaportës. Do të jetë një paraqitje jo në Prokurori, por në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

VRAU EFEKTIVIN E FNSH, KRIMET E RËNDA BURG PËR JETË DAVID QOSES

Krimet e Rënda kanë dënuar me burgim të përjetshëm David Qosen për akuzën e vrasjes së efektivit të FNSH-së Ardian Kodra në Torovicë të Lezhës, ngjarje kjo e ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

SHQIPTARI I DEHUR TENTON TË GRABISË BANKOMATIN

Një shqiptar u arrestua të martën mbrëma në Sheshin Qendror të “Nea Kios” në Greqi.

BOTA