DHUNOHET 28 VJEÇARI, SHPALLEN NË KËRKIM TRE PERSONA

Një 28-vjeçar është kërcënuar me armë dhe është goditur me qytën e pistoletës nga tre persona, të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim.

EURO TË FALSIFIKUARA, KAPEN DY PERSONA DHE ZBARDHET SKEMA E PASTRIMIT

Dy persona, njëri nga Tirana dhe tjetri nga Kruja janë vënë në pranga pasi akuzohet se pastronin para të falsifikuara. Ata dyshohet se bënin pagesa të ndryshme me euro të falsifikuara duke bërë kështu edhe futjen në treg të tyre dhe marrjen e parave të pastra.

ATENTAT ME ARMË ,QËLLOHET NDAJ NJË MAKINE

Një atentat me armë ka ndodhur në fshatin Bruç të Matit, ku është qëlluar ndaj një makine. Burimet policorë thanë se është qëlluar me armë ndaj një makine.

9 VITE BURGU ITALIANIT, VRAU SHQIPTARIN.

Është dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg 33-vjeçari Mirco Franzoni, i cili, plot katër vjet më parë, më 14 dhjetor 2013, vrau me armë zjarri shqiptarin Eduard Ndoj. Shqiptari kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e vëllait të vrasësit të dënuar sot nga gjykata në Brescia për vrasje të vullnetshme.

MBARON BURGUN, ARRESTOHET SËRISH HAJDUTI

Hajduti më i famshëm në Shqipëri është arrestuar sërish. Sapo ka mbaruar kohën e vuajtjes së dënimit dhe ka dalë jashtë,

SEKUESTROHEN 48 MIJË METRA KATROR TOKË NË DHERMI

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar ditën e sotme 48 mijë m2 tokë në Vuno ( Dhërmi).

‘VAJZA NUK E HAPTE GOJËN, E GJETA TË MBLEDHUR’, FLET NËNA E 13 VJEÇARES...

Nëna e vajzës 13-vjeçare, e cila u përdhunua nga një 49-vjeçar në Berat ka rrëfyer për detajet e dhimbshme kur vajza e saj i erdhi në shtëpi. Sipas Rajmonda Gurit, Aliosha Emini 49 vjeç pasi ka abuzuar me vajzën 13-vjecare B. Guri ka tentuar të trafikojë për prostitucion edhe vajzën tjetër 19-vjeçare A. G.

Ajo shprehet më tej se bashkëshorti i saj ka bërë disa herë kallëzim ndaj 49- vjeçarit të arrestuar ditën e sotme.

SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI NË DURRËS KUNDREJT 50 MIJË LEKË, ARRESTOHEN DY GRA

Policia e Durrësit ka goditur një rrjet të shfrytëzimit të prostitucionit, duke arrestuar dy gra dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për një 44-vjeçar me iniciale G.A. Të arrestuarat janë Shpresa Pisha 47 vjeç dhe 40-vjeçarja Y.R.

MASKAT GRABISIN NJË BANESË NË DOBRAÇ

 Në Shkodër në fshatin Dobraç katër persona të maskuar kanë grabitur me armë një banesë. Sipas policisë katër persona nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 5000 euro dhe janë larguar me një mjet tip Alfa Romeo.

VRAU ISH- BASHKËSHORTEN GJYQTARE PROKURORIA PËRFUNDON HETIMET

Kanë përfunduar hetimet për Fadil Kasemi, i cili vrau bashkëshorten e tij, gjykatësen Fildes Hafizi.

BOTA