KARNAVALET NË RRUGËT E SHKODRËS!

E diela ne rruget e Shkodres ka qene krejtesisht ndryshe , fale atmosferes se krijuar nga karnavalet, te cilet kane performuar ne segmentet kryesore te metropolit verior.

“ZONJUSHA MARGARITË” NGJITET NË “MIGJENI”

Monodrama tragjikomike “Zonjushë Margarita” është ngjitur pasditen e së shtunës në skenën e Teatrit “Migjeni”, duke marrë duartrokitjet e publikut shkodranë. Për herë të parë, aktorja Rajmonda Marku ishte e vetme në një monolog të gjatë, e cili solli një mësuese jo të zakonshme në skenë.

ERMAL META TRIUMFON NË “SANREMO 2018”

Dueti i shqiptarit Ermal Meta me Fabrizio Moro është shpallur fitues i edicionit të 68-të të Sanremo-s në Itali. Kënga e tyre “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) triumfoi pas votave të jurisë profesioniste dhe atyre të publikut, me më shumë se 50% të votave.

Ermal Meta fiton Sanremon, dy shqiptarë në Eurovizion

Ermal Meta triumfon në Sanremo dhe bën krenarë të gjithë shqiptarët. “Non mi avete fatto niente” e kënduar nga shqiptari Meta dhe italiani Fabrizio Moro janë zgjedhur nga publiku si fitues të festivalit. Trofeu u siguron 2 kantautorëve biletën për në Eurovizion dhe kjo përbën një tjetër arritje për shqiptarët. Në skenën e madhe europiane këtë edicion do të jenë dy shqiptarët Ermal Meta dhe Eugent Bushpepa.

40 HADITHE ME NGA DY POROSI

Myftinia Shkodër organizoi promovimin e librit "40 Hadithe me nga dy porosi", të teologut Lavdrim Hamja. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili pasi falënderoi autorin për librin e ri, ndër të tjera tha: "Seria e katërt e kolanës së dyzet haditheve, të përzgjedhura, përkthyera e përshtatura prej tij në gjuhën shqipe, është një risi e bukur dhe plot dobi në historinë e botimeve islame në gjuhën shqipe.

“LETRA GRUES SEME TË VDEKUN”, GJOVALIN GJADRI

“Letra grues seme të vdekun”, ky është libri nekrologjik i Gjovalin Gjadrit, i cili vjen në shqip pas 75 vitesh. Një nekrologji plot dhimbje, e cila i kushtohet si elegji bashkëshortes së tij, e cila u nda nga jeta. Pasditen e së enjtes, në mesin e shkrimtarëve, artistëve dhe autorëve të Shkodrës, u promovua në ambjentet e bibliotekës së qytetit të Shkodrës “Marin Barleti”. Përkthyesi i këtij libri, i cili në vitin 1943 është botuar në gjertmanisht, Ardian Ndrexa, shprehet se përmes tij autori sjell një elegji të sinqertë dhe plotë dhimbje për të shoqen e vdekur.

“ZONJUSHA MARGARITA” NË TEATRIN “MIGJENI”

"Zonjusha Margarita" është shfaqja më e re, e cila do të ngjitet në skenën e Teatrit "Migjeni". Kjo monodramë vjen nën regjinë e Merita Smaja dhe interpretim të aktores Rajmonda Marku.

ERMAL META RREZIKON SKUALIFIKIMIN NGA SANREMO

Në fund të natës së parë të edicionit të 68-të të Sanremos bëhet çështje kënga e prezantuar nga Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë). Sipas mediave italiane kjo këngë është prezantuar në edicionin e Sanremo Giovani të 2016 pasi ka shumë ngjashmëri si në tekst dhe në melodi. “Silenzio” u këndua në atë kohë nga Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali.

NIS SOT “SANREMO 2018”, ERMAL META PRETENDENT PËR FITUES

Nis sot Festivali i 68 i muzikës italiane "Sanremo 2018". Për 5 ditë rresht 20 këngëtarë të njohur italianë do të garojnë për tre çmimet e para, mes tyre dhe kantautori shqiptar Ermal Meta. Për të tretin vit rradhazi kantautori shqiptar Ermal Meta do të ngjitet në skenën e teatrit Ariston, por kësaj here në një duet me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro. Kënga e tyre me titull "Nuk më keni bërë asgjë", përcjell një temë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist. "Kënga jonë është një rebelim i njerëzimit ndaj frikës së terrorizmit", kanë deklaruar dy këngëtarët në konferencën për shtyp. "Gjatë verës, kemi marrë mjaft mesazhe nga fansat tanë të cilët ishin të frikësuar të merrnin pjesë në koncertet tona. Kështu lindi ideja e nevoja për të treguar dëshirën e njerëzve për t'u rebeluar ndaj asaj çka po ndodh.

SHQIPËRIA DORËZOI DOSJEN NË UNESCO PËR LIQENIN E OHRIT

Shqipëria dorëzoi më 1 shkurt në Qendrën e Pasurive Botërore në Paris, dosjen për zgjerimin e pasurisë aktuale natyrore dhe kulturore të Liqenit të Ohrit, me pjesën shqiptare të Liqenit.

BOTA