ISMAIL KADARE NOMINOHET PËR ÇMIMIN “EBRD 2018”

Është shpallur lista e ngushtë e garës për çmimin e madh të letërsisë EBRD 2018: që mbahet për të promovuar krijimtarinë e vendeve në zhvillim. Mes 6 të mominuarëve është edhe emri i shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

“BILBILAT E VEGJËL TË SHKODRËS KËNDOJNË”

Edicioni i 23-të i konkursit “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë” sapo ka filluar përgatitjet për njohjen me talentet e reja në shkollat 9-vjeçare në Shkodrës.

ISMAIL KADARE FESTON DITELINDJEN, URIMET NGA TE GJITHE SHQIPTARET

Sot është një ditë e shënuar për shkrimtarin e dashur Ismail Kadare. Një nga njerëzit më me shumë gjurmë në letërsinë shqiptare ka sot datën e tij të lindjes.

BANESAT E AGOLLIT E KADARESE DO KTHEHEN NE MUZE

Bashkia e Tiranës në dhjetor hodhi idenë për blerjen e shtëpisë së shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli dhe atë të Ismail Kadaresë. Projekt vendimi është tashmë gati, pritet vetëm miratimi në mbledhjet e radhës së Këshillit bashkiak në Tiranë.

U SHTRUA ME URGJENCË NË SPITAL, SI PARAQITET GJENDJA E AKTORES TINKA KURTI

Aktorja e madhe Tinka Kurti, e cila u shtrua dje me urgjencë në spital, sot paraqitet në gjendje të qëndrueshme. Aktorja ndodhet në Spitalin Amerikan 3 nën kujdesin maksimal të mjekëve dhe stafit, ndërsa është prekur nga një infeksion pulmonar. Aktorja po merr ndihmën mjekësore dhe mësohet se është nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve, ndërkohë që ditën e djeshme u vizitua edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

SHTROHET NË SPITAL AKTORJA E NJOHUR TINKA KURTI

Aktorja e madhe Tinka Kurti është shtruar me urgjencë në spital. Lajmi konfirmohet nga burime të afërta me aktoren. Të njëjtat burime saktësuan se aktorja është ekzaminuar në një nga spitalet e kryeqytetit, duke shfaqur probleme në mushkri.

TUZ, KREMTOHET 550 VJETORI I SKËNDËRBEUT

Ne Qendren kulturore – informative ne qytetin e Tuzit ne Mal te Zi , Shoqata kulturore “Shqiponja” ne bashkpunim edhe me shoqata te tjera te Malesise ne Tuz, kane çelur veprimtarite ne kuader te vitit te Skenderbeut.Fillimisht kane qene arttistet e shoqates “Shqipnonja” te cilet kane interpertuar nje minidrame kushjtuar Heroit tone Kombetare Skenderbeu.

ARTISTËT E PAVLERËSUAR TË SHKOLLËS SË MUZIKËS

Siç është bërë tashmë e udhës, emrat e mëdhenj të artit, traditës dhe kulturës në Shkodrës nuk kanë marrë vlerësimin e duhur nga pushteti lokal dhe padyshim edhe nga ai qëndror, duke lënë në pluhurin e harresës emra që kanë sjell krijimtari të jashtëzakonshme. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me muzikantë dhe mësues të shkollës së muzikës “Prenkë Jakova”, pjesë e së cilës kanë qenë një numër i jashtëzakonshëm artistësh, të cilët kanë bërë historinë. Drejtori i kësaj shkolle, Anton Kaftalli, në një intervistë për Star Plus, shprehet se një numër i madh emrash me kontribut të madh nuk janë vlerësuar sa duhet.

MIRATOHET PROJEKTI PËR XHAMINË E PLUMBIT

 Lajm i mire, më në fund një projekt për të shpëtuar Xhaminë e Plumbit në Shkodër nga përmbytjet. E gjithe kjo eshte bere publike ne profiling zyratar te Ministres se Kultures Mirela Kumbaro e cila ka publikuar dhe foto nga projekti te cilin ajo e quan kompleks por shton se zbatimi i tij do ta shnderroje xhamine e plumbit ne nje destinacion te ri per tu vizituar ne shkodren e kultures dhe diversitetit fetar. Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës i japin zgjidhje plagës kryesore të Xhaminë e Plumbit në Shkodër, pas miratimit të projektit për restaurimin e saj, shkruan ministrja .

ÇUNI: RRITET NUMRI I LEXUESVE NË BIBLIOTEKË

Leximi në bibliotekën “Marin Barleti” të qytetit të Shkodrës është një traditë shumëvjeçare. Sipas drejtorit të kërij institucioni, Gjovalin Çuni, vitet e fundit, edhe pse mund të duket e çuditshme, njerëzit janë shumë të interesuar të lexojnë. Përderisa, shifrat flasin për një numër të konsiderueshëm përsonash që preferojnë të lexojnë në ambjentet e bibliotekës. Çuni shpehet se edhe pse ka një skepticizëm që nuk lexohet, sidomos nga të rinjtë, situata nuk është kaq gri sa mund të shikohet.

BOTA